BLUETOOTH

Qytetarët protestë për Luiz Ejllin, reagon moderatorja: Ky popull cirk do, kujtohuni për bukën e gojës o të mjerë!

15:28 - 14.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas mbështetjes që i kanë dhënë disa qytetarë duke u mbledhur e protestuar për këngëtarin Luiz Ejllin, ka reaguar ashpër moderatorja Fatma Haxhialiu.




Përmes një postimi në ‘Instastory’, Fatma shkruan se në vend që të protestojnë për Luizin duhet të kujtohen dhe për bukën e gojës, pasi kjo është vetëm një lojë televizive.

Sakaq shton se populli shqiptar vetëm cirk do.

“Pasi të mbaroni protestën për Luizin…kujtohuni të protestoni dhe për bukën e gojës o të mjerë. Të protestoni për kalamajtë tuaj që nuk ju dhimbsen sa ju dhimbset një lojë televizive! Edi Rama të paskam rënë në qafë kot, mire e ke thënë, ky popull cirk do!”, shkruan Haxhialiu.

Kujtojmë se qytetarët janë mbledhur këtë pasdite për të mbështetur Luiz pas polemikave dhe diskutimeve të shumta që ka pasur nëse vuan nga një sëmundje e rrallë apo jo. Madje shumë prej tyre janë kujdesur që një ditë më parë të bëjnë thirrje në rrjete sociale për takimin pranë ambienteve të shtëpisë së Big Brother.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.