AKTUALITET

Bombardimet ruse në Ukrainë, Shqipëria dënon sulmet: Këto krime nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar

16:52 - 15.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me sulmin e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës, në qytetin e Dnipros, ku një bllok apartamentesh u godit nga raketat.




Ajo tha se është një tjetër krim i urryer lufte nga Rusia, strategjitë e së cilës në Ukrainë e cilësoi si më ë ngjashme me ato të një organizate terroriste sesa të një vendi modern.

“E tmerruar nga numri i të vdekurve nga sulmi me raketa kundër një blloku apartamentesh në #Dnipro . Një tjetër krim i urryer lufte nga një Rusi, strategjitë dhe taktikat e së cilës në #Ukrainë janë më të ngjashme me ato të një organizate terroriste sesa ato të një vendi modern dhe anëtari i përhershëm i #KBKB. Këto krime nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar. Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku për të garantuar që i gjithë zinxhiri i komandës ruse të mbahet përgjegjës për këto krime barbare. Ne qëndrojmë me #Ukrainën”, shkroi ajo në Twitter.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.