Kryesore

Ilir Meta mbështet kandidatin për bashkinë e Maliqit: Garancia e vetme që pushteti lokal të vihet në shërbim të qytetarëve

11:40 - 15.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbështetur Alfred Gegën si kandidat për kryetar bashkie në Maliq.




Meta shkruan se vlerat dhe gatishmëria e tij për të qenë pranë qytetarëve janë garanci e fortë që bashkia të jetë në shërbim të tyre.

“Mjeku humanist, Dr.Alfred Gega i dalluar për profesionalizmin dhe përkushtimin e palodhur në shërbim të njerëzve në çdo orë të ditës dhe natës e meriton plotësisht mbështetjen për të qenë Kryebashkiaku i ardhshëm i Maliqit.

Vlerat dhe gatishmëria e tij për të qenë pranë qytetarëve janë një garanci e fortë për një Bashkinë vetëm në shërbim të tyre. Falenderoj drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e bashkëpunimit dhe besimit në fitore. Maliqi meriton Ndryshimin!”, shkruan Meta.

325391867_504578075096746_7984035926524228884_n


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.