AKTUALITET

Deklarata e fortë e Berishës: Kandidatët për kryebashkiak të PS-së i caktojnë klanet mafioze

13:57 - 16.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar kandidatët për kryetar bashkie, që siç thotë ai përcaktohen nga grupet kriminale dhe klanet mafioze të lidhur me kryeministrin Edi Rama.




Në fjalën e tij në mbledhjen e grupi parlamentar, Berisha u shpreh se Rama është një kriminel elektoral, pasi ka dalë me platformën për të plaçkitur votën.

Berisha vleresoi kandidatët e PD, qe sic u shpreh ai, dalin para cdo qytetari shqiptar si kandidatë të vullnetit të lirë, të anëtarësisë dhe simpatizantëve te PD.

“PD, grupi ynë parlamentar mbetet i përkushtuar për të përmbushur me përgjegjësi të plotë me transparencë dhe guxim, detyrimet e tij madhore.

Ne jemi në nje moment shumë të rëndësishëm elektoral. Kemi përpara zgjedhjet vendore të cilat duhet të përmbysin monizmin e plotë në Shqipëri të Edi Ramës.

Kandidatët që ne paraqesim janë sot, dalin para cdo qytetari shqiptar si kandidatë të vullnetit të lirë, të anëtarësisë dhe simpatizantëve te PD.

Kandidatët e tjerë janë kandidatët e shpellës, kandidatët e hurrit. Se thonë se në Durrës ka kërcitur huri. Janë kandidatët e grupeve kriminale dhe mafioze. Janë kandidatë që përcaktohen tërësisht nga interesat e Edi Ramës dhe atyre klaneve mafioze që e mbështesin atë.

Ne do vazhdojmë edhe me këshilltarët dhe e vërteta është që kjo e ka tmerruar Edi Ramën. Këto zhvillime brenda PD atë e kanë tronditur deri në palcë sepse e sheh që betejën e ka të humbur.

Ky trishtim ka bërë që ai të humbasë jo vetëm mendjen arsyen logjiken, por të vazhdojë me flamurin e zi të një krimineli elektoral, të dalë haptazi me platformat e plaçkitjes së votës, e ekzekutimit të saj paraprak. Të dëshmojë se ai është ia aftë të bëje cdo gjë, të ushtrojë cdo formë terrorit për të grabitur votat e shqiptarë”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.