Kronikë

Fillojnë kërkimet/ Zhdukja e të riut që u përplas me parmakët e Urës së Mbrostarit, asnjë gjurmë e 26-vjeçarit dhe makinës

10:01 - 16.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbetet mister zhdukja e 26-vjeçarit Mateo Lika, pasi mjeti me të cilin lëvizte u përplas me parmakët e Urës së Mbrostarit.




Pas aksidentit nuk është gjetur as mjeti dhe as 26-vjeçari, ndërsa vazhdojnë kërkimet për të gjetur të riun.

Ai kishte humbur kontaktet me familjarët dhe ata ngritën alarmin për zhdukjen e 26-vjeçarit. Nuk dihet nëse automjeti ka rënë në ujërat e lumit Seman apo pas përplasjes me parkamakët e urës është larguar nga aty.

Gjatë ditë së djeshme janë kryer kërkimet në lumë nga polumbarët e forcave Renea, por janë ndërprerë pasi s’kanë gjetur asnjë zhurmë të të riut.

Ata nuk arritën të gjenin shenja të mjaftueshme për provuar se makina ka rënë në ujë. Mësohet se mjeti që i riu kishte marrë me qira nuk kishte GPS, ç’ka bën të vështirë edhe kërkimet e policisë.

Telefoni i 26 vjeçarit vijon të jetë i fikur, ndërsa nga kamerat e sigurisë nuk arrihet të identifikohet qartë lëvizja e tij. Policia ka marrë në pyetje të njohurit e tij për të zbuluar kontaket e fundit të Mateo Lika.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.