AKTUALITET

“Ishte gati të fliste për aferën e Inceneratorëve”/ Berisha bën denoncimin e fortë: Enver Sheshi u eliminua nga mafia qeveritare

12:18 - 16.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike teksa komentoi zhvillimet e fundit në vend tha se qeveria është mafia e shtetit.




Në një deklaratë për mediat, ai denoncoi vdekjen e Enver Sheshit, i cili ishte i arrestuar për aferën e inceneratorëve.,

Sipas Berishës, vdekja e Sheshit është e mbushur me dyshime, duke akuzuar qeverinë se po përpiqet ta mbulojë. Ish-kryeministri tha se Enver Sheshi kishte vendosur të fliste, ndaj u zgjodh kjo mënyrë për ta eliminuar.

Berisha: Zhvillimet e fundit faktojnë edhe njëherë se ky është shteti i mafies qeveria është mafia e shtetit.

Jam këtu për të denoncuar edhe njëherë, errësirën me të cilën qeveria përpiqet të mbulojë vdekjen e të ndjerit Enver Sheshi, arrestuar për aferën e Inceneratorëve.

Menjëherë pas komunikatës zyrtare që ngjalltë me shumë dyshime, një breshëri mesazhesh vërshuan, të cilët shprehini bindje se i ndjere Enver Sheshi është viktimë e mafies qeveritare të djegësve. Këto të dhëna, këto informata shtonin se Enver Sheshi i arrestuar për një skemë të devijimit të parave të djegësve kishte vendosur të fliste dhe pas kësaj xhelati mafioz i kësaj afere të tmerrshme e cila ka për kokë direkt Edi Ramën, gjeti mënyrën sipas këtyre burimeve ta cojë në botën tjetër dëshmitarin e rrezikshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.