Kryesore

Java nis me kushte atmosferike të paqëndrueshme, ja si do të jetë moti për ditën e sotme

07:30 - 16.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kjo javë nis me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak kjo vjen si pasojë e disa qendrave të thella të presionit atmosferik me origjinë polare të cilat do të përfshijnë jo vetëm territorin e vendit tonë por edhe pjesën më të madhe të Evropës.




Në këtë mënyrë moti për të gjithë javën parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme dhe afatshkurtra me diell.

Në momentin e vranësiarve të dendura reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

“Në disa prej ditëve përgjatë ultësirës perëndimore (kryesisht veriperëndim dhe jugperëndim) reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve parashikohen reshje të dendura dëbore ndërsa në relievet e tjera malore në lindje reshje dëbore me intensitet të ulët dhe vetëm ditën e Premte me intensitet mesatar”, thekson Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Vlen për tu theksuar se për këto ditë pritet erë tepër intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi që arrinë deri 20 – 25m/s ndërsa pritet edhe dallgëzim i lartë në dete të forcës 5-7 ballë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.