LAJMI I FUNDIT

‘Ky parlament ka vdekur’/ Boçi nga Kuvendi: Dëgjuam vetëm lavdërime e jo ‘rekordet e zeza’ që kanë dëmtuar qytetarët, rrëzuat komisionin hetimor për udhëtimet e Ramës

16:34 - 16.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD, Luçiano Boçi e nisi me tone të forta sesionin parlamentar pasi sipas tij, në Kuvend u dëgjuan vetëm arritje e sukses ndërsa ‘rekorde të zeza’ jo.




Boçi tha se parlamenti ka dështuar të miratojë projekt-rezolutën për gjenocidin serb, gjë që e cilësoi si një qëndrim shumë të rëndësishëm për gjithë kombin.

Sakaq shtoi se një tjetër shkelje që është bërë në dëm të interesit të qytetarit është dhe rrëzimi i komisioni hetimor për udhëtimet e kryeministrit, pasi sipas Boçit Kuvendi e ka të detyruar ta caktojë si komision.

“E dëgjova me vëmendje fjalën tuaj, këtu do dëgjonim arritjet e sukseset normale, jo rekordet e zeza të këtij parlamenti, që kanë vijuar me kufizimin e fjalës së opozitës me mënyrat që ju i dini, shndërrimin e këtij parlamenti në një noter të ekzekutivit. Kujtojmë projekt rezolutën për gjenocidin serb, dje ishte 24-vjetori i masakrës së Reçakut dhe për shkakun tuaj nuk e kemi miratuar rezolutën. Qytetarët dëgjojnë vetëm lavdërimet tuaja, për një qëndrim të tillë ju keni bllokuar një rezolutë shumë të rëndësishme për kombin. Po të vijojmë me ligjet që kanë shkuar në dëm të interesit të qytetarit, dhe kanë favorizuar klientelën. Pengesa e fundit që duhet të përmendej ishte kërkesa që ne drejtuam për ngritjen e komisionit hetimor për udhëtimet luksoze të kryeministrit. E thotë qartazi neni. Meqenëse kërkesa është firmosur nga 35 deputetë komisioni hetimor ngrihet menjëherë por ju e keni bllokuar, Kuvendi është i detyruar të caktojë një komisioni hetimor, çfarë ka këtu për tu penguar. Argumenti dhënë nga ju është absurd, këtu keni intimiduar votën e shqiptarëve Është firma e 620 mijë votuesve dhe duhet respektuar, bëni sikur nuk e dini, keni vënë në dyshim demokracinë e këtij parlamenti. Ky parlament ka vdekur, këtu vazhdojmë kot!” u shpreh ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.