AKTUALITET

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së/ Rama vlerëson performancën e Spiropalit, por shpërthen në kritika ndaj ministres tjetër

11:29 - 16.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Grupi parlamentar i PS po zhvillon prej rreth një ore mbledhjen e tij. U raportua se mbledhja drejtohet nga kryeministri Edi Rama.




Mbledhja vjen pak orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar dhe ka në fokus pikërisht aktivitetin parlamentar dhe sfidat e PS në këtë sesion.

Në mbledhjen e grupit të PS është i pranishëm edhe deputeti Agron Cela, i cili u largua pak ditë para vitit të ri nga Partia e Lirisë.

“Balkanweb” ka zbardhur diskutimet në mbledhje. Siç mësohet Rama ka mbajtur një qëndrim për performancën e ministrave në Parlament. Kritika ka pasur për ministren për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, sipas tij “më dobët”, ndërsa Spiropali me performancë “të lartë”.

Burime nga grupi i PS, po ashtu bënë me dije se Rama ka mbajtur qëndrim kritik ndaj deputetëve që kanë munguar në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Këto mungesa, ka deklaruar ai kanë bërë që mbledhjet herë pas here të mos zhvillohen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.