LAJMI I FUNDIT

Njeriu më i kërkuar në Itali/ Arrestohet pas 30 vitesh, bosi mafioz Matteo Messina Denaro

16:55 - 16.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas 30 vitesh në arrati, policia italiane ka arrestuar një nga bosët e mafias, Matteo Messina Denaro. 60-vjeçari u arrestua ndërsa kishte shkuar për t’u vizituar në një klinikë private në Palermo.




Ai kishte qenë i arratisur që nga viti 1993 dhe konsiderohej nga Europol si një nga njerëzit më të kërkuar në Evropë, raporton CNN.

“Është një fitore për të gjitha forcat policore që kanë punuar së bashku gjatë këtyre viteve të gjata për të sjellë para drejtësisë të arratisurin e rrezikshëm,” tha shefi i policisë italiane, Lamberto Giannini.

Tani ai do të vuajë disa dënime të përjetshme, ndërsa sipas prokurorisë italiane është përgjegjës për dy sulme me bomba në Siçili në vitin 1992 që vranë prokurorët kryesorë të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.

Messina ishte i fundit nga tre bosët e mëdhenj të mafias siçiliane, i arratisur për një kohë të gjatë dhe i kishte shpëtuar kapjes për dekada pavarësisht se qindra oficerë policie gjatë viteve ishin ngarkuar ta gjurmonin atë. Ai përballet me dënime të shumta të përjetshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.