Kryesore

‘Rritja ekonomike do ngadalësohet’/ Meta: Vendi pritet të përballet me një situatë të përkeqësuar, PPP-të kanë dalë nga kontrolli i qeverisë

14:20 - 16.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar me situatën ekonomike në vend, ku paralajmëron se mund të përballemi me përkeqësim pasi PPP-të i kanë dalë jashtë kontrollit qeverisë dhe se situata mund të dalë jashtë çdo parashikimi.




Meta shtoi se rritja e ekonomisë pritet të ngadalësohet me rreth 2% në vitin 2023 dhe se Shqipëria do të jetë në kushte më të shtrënguara financiare, pasi dhe inflacioni është rritur dhe gjithçka po ndodh për shkak të mungesës së transparencës nga ana e qeverisës.

“Me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar, do ndalesha te situata e përkeqësuar ekonomike që pritet të ndeshemi gjatë këtij sesioni e gjatë këtij viti si rezultat i korrupsionit galopant të qeverisë rilindase dhe politikave të saj antisociale e kundër interesit publik që tregohet qartë dhe në strukturën e dështuar të ekonomisë sonë. Rritja pritet të ngadalësohet në rreth 2% në vitin 2023, duke reflektuar kushtet më të shtrënguara financiare. Inflacioni është rritur, i nxitur nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë, dhe është bërë gjithnjë e më i gjerë. Nënvizoj shqetësimin serioz të ngritur nga shefja e misonit të FMN me degradimin e PPP.

PPP kanë dalë jashtë kontrollit nga ana e qeverisë, tregojnë qartë se vendi mund të përballet me situata që mund të dalin jashtë çdo parashikimi. Gjithçka zhvillohet në kushtet e mungesës së transparencës”, tha ai.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.