AKTUALITET

Salianji flet për shkarkimin e Alibeajt: Nuk jemi me nxitim, shumica ka vendosur që…

16:07 - 16.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur në një prononcim për gazetarët në lidhje me situatën brenda Partisë Demorkatike, teksa ka thënë se “do t’i jepet drejtim bashkimit të PD-së.




Salianji shtoi se çdo mënyrë është në diskutim e sipër për të arritur këtë qëllim, ndërsa deklaroi se është i gatshëm edhe të lërë mandatin për këtë qëllim.

“Do ecim dhe do t’i japim drejtim bashkimit të Partisë Demokratike. Të gjitha opsionet janë në diskutim, unë thashë që do diskutohet çdo formë dhe do arrihen një konkluzion për bashkimin e partisë. JO vetëm që marr përsipër përgjegjësi në një moment krie, por jam i gatshëm mund dhe të lë mandatin për bashkimin e PD-së. Çdo lloj opsioni është I mundshëm, e rëndësishme është që vendi të ketë opozitë. Nuk duhet të zhvendoset vëmendja nga skandalet e mazhorancës, thuajse 60% e deputetëve të dalë nga listat e 25 marsit ka një vendim. Unë jam nënkryetar I grupit formalisht, nuk ka pasur një vendimmarrje për përjashtim, duket se ishte një stërkëmbësh për prishjen e bashkimit. Gjyqi që kam në ngarkim është shtyrë për shkak të kundërshtarit që kam përballë, i cili është ai që përfaqëson trafikant droge.

Shumica e grupit, në 60% ka një qëndrim të caktuar që është publik. Nuk kemi nxitim për të larguar apo emëruar dikë, në këto kushte nuk do marrim veprime deri në një  moment të caktuar. Qëllimi nuk është të zvogëlohet PD apo t’u shërbejmë Ramës. Unë kam bërë një betejë të fortë kundër pronësimit të partisë, shumë shpejt do gjejmë një rrugë zgjidhje”, deklaroi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.