AKTUALITET

Sizmologu i njohur flet për tërmetin në Klos: Aktiviteti sizmik ka nisur që nga 12 janari, zona do të ketë paslëkundje

11:38 - 16.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sizmologu i njohur Edmond Dushi ka folur në një intervistë për gzetaren e ‘Panorama Online’  Arisa Liço, ka treguar se aktiviteti sizmik në zonën e Klosit ka nisur që prej datës 12 janar.




“Që prej datës 12 kemi regjistruar 30 para goditje”, tha eksperti.

Duke shpjeguar lëkundjen e fortë që ndodhi të dielën në mbrëmje, 15 janar, sizmologu Dushi tha në intervistën për gazetaren e ‘Panorama Online’, se zona do të vijojë të jetë aktive për një kohë të gjatë pasi pasgoditjet kanë magnitudë të rritur, por jo sa goditje kryesore.

“Kemi pasur goditjen kryesore në orën 21 e 37, me magnitudë 4.7 e thellësi 9 km dhe një pasgoditje kryesore me magnitudë 3.9 e më pas me një situatë postsizmike rreth 70 pasgoditje.

Pasgoditjet e fundit që janë regjistruar kanë shënuar rritje në nivelin e magnitudës që do të thotë se akoma do vijojë të jetë aktive dhe për një kohë të gjatë.

Zona ka natyrë tektonike është pjesë e brezit tektonik Kruja dhe ka aktivitet herë pas herë natyrisht ka shfaqur tërmete të moderuar por ka dhe tërmete historikë që janë edhe më të fortë”.

I pyetur nëse qytetarët duhet të kenë frikë apo jo nga pasgoditjet që po ndihen edhe gjatë të hënës, sizmologu tha:

“Qytetarët normalisht nuk duhet të kenë frikë sa kohë ne gjykojmë se goditja më e fortë ka kaluar por nuk jemi në gjendje të themi nëse do ketë goditje të dytë të krahasueshme me të. Ne jemi duke monituruar në mënyrë të vazhdueshme”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.