AKTUALITET

“Të kujt janë 400 mijë eurot”/ Sali Berisha revoltohet në Kuvend: A mund të pyes Niko Peleshin, a ka ardhur Rozeta në shtëpinë tënde?

16:32 - 16.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se Kuvendi i Shqipërisë është kthyer në një dhunues të ligjeve të vendit.




Komentet Berisha i bëri nga foltorja e Kuvendit, ku tha se kryeministri Edi Rama ka inkriminuar punën e Parlamentit, pasi sipas tij ai e përdor legjislativin për interest e tij personale.

Berisha riktheu në kujtesë rastin e pastrueses Rozeta Dobi, duke pyetur ministrin Niko Peleshi dhe ministren Belinda Balluku, nëse Dobi kishte pastruar edhe në shtëpitë e tyre.

Ai shtoi se pushtetarët në Shqipëri i kanë mbushur dyshekët plotë me para të vjedhura nga qytetarët shqiptarë.

Pjesë nga fjala e Berishës

Ky parlament u mohon deputetëve të drejtën e tyre legjislstive, të drejtën e tyre kushtetuese, është shëndrruar i tëri në funksion të një njeriu i cili ka fjalor të veten sharjen si një ordiner.

Kam paraqitur prej muajsh ligjin e heqjes së parashkrimit për kryeminsitrat, në çdo parlament tjetër kjo do të përshëndetej. Ju nuk guxoni, sepse e dini që kreu juaj kryeson një organizatë kriminale.

Ju i keni të mbushur dyshekët dhe lavatriçet me paratë e vjedhura. A mund të pyes ty Niko a ka ardhur Rozeta ndonjëherë në shtëpinë tuaj.

Të kujt janë 400 mijë eurot. Ajo të ka hyrë në shtëpi. Ku janë këto. Ku është Ballukja.

Më falni më falni. Ne nuk kemi detyrë tjetër vetëm kontrollin. 620 mijë shqiptar që kanë votuar kundër jush kanë votuar që ne të ju kontrollojmë dhe ju bëni çdo gjë ta në bllokoni. Thuajani dhe Ramës.

Ju e dini që ai ka firmosur që të jetë një kryetar i një organizate kriminale. Ka udhëtuar më shumë se sheikët ne botë në Aeroplan me dhomë gjumi.

Unë kërkoj që rregullat themelore të parlamentit të mos i shkelësh. Ju jeni një zonjë dhe nuk ju shkon. Unë me ty nuk merrm por merrem vetëm me Edi Ramën.

Tani atij i teket që të thotë që 4 deputetët të përjashtohen nga ky grup.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.