AKTUALITET

Tërmeti/ Administratori i Bashkisë Klos tregon problemet: Ja sa banesa kanë pësuar dëmtime

09:47 - 16.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lëkundja e fuqishme e tërmetit me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter mbrëmjen e të dielës në Klos të Dibrës ka shkaktuar dëme në rreht 35 familje të qytetit.




Administratori Njësisë Klos, Spartak Fufi, në një prononcim për gazetaren e “Panorama Online” Arisa Liço u shpreh se kanë marrë raportime për dëme të shkaktuara nga qytetarët prej mbrëmjes së djeshme e deri sot për 35 banesa.

“Situata sot paraqitet më e qetë që mbrëmë pas tërmetit. Nga mbrëmë deri në orët e para të mëngjesit kemi qenë në terren dhe kemi shkuar te familjet që na kanë raportuar për probleme. Mbrëmë është parë situata që mos ketë dëme në njerëz. Shumë banesa të dëmtuara pjesa më e madhe e shtëpive janë të pabanueshme që prej tërmetit të vitit 2019. Sot është mbledhur shtabi i përgjithshëm i bashkisë, me spitalin, policia dhe do dilet në terren. Kemi marrë raportime nga 35 familje për plasaritje muresh”, u shpreh Fufi për Panorama.

I pyetur se çfarë po ndodh me qytetarët që kanë raportuar dëme në shtëpitë e tyre, administratori i Njësisë Klos tha se “qytetarët janë në shtëpitë e tyre pasi dëmet e shkaktuara plasaritjet nuk janë të rrezikshme”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.