AKTUALITET

Tërmeti i fuqishëm goditi Shqipërinë/ Ministri i Mbrojtjes së Kosovës telefonon Peleshi: Jemi gatishmërinë të plotë për ndihmë

09:27 - 16.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kosova ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar vendin tonë, që një ditë më parë u trondit nga një tërmet me magnitudë 4.7 ballë.




Ministri i Mbrojtjes së Kosovës ka telefonuar homologun shqiptar, Niko Peleshi duke i shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar me kapacitetet që ka forca operacionale e FSK.

“Nga autoriteti im zyrtar dhe përgjegjësia vëllazërore, i shpreha gatishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për mbështetje në reagim me të gjitha kapacitetet tona specialistike operacionale të FSK-së.

Përveç mirënjohjes vëllazërore, Ministri Peleshi më gëzoi me informacionin se aktualisht gjendja është nën menaxhim dhe kontroll të  strukturave të Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Klosit.

Së bashku me Ministrin Peleshi  do të jemi në komunikim intenziv, si gjithmonë, për monitorim të situatës në vazhdim.

Në të mirë e në vështirësi jemi bashkë si gjithmonë”, thuhet në reagimin e ministrit të Kosovës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.