Kronikë

Vrasjet e bujshme të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut/ Dështon ballafaqimi mes Luftar Reçit dhe Emilajno Shullazit, shtyhet seanca

10:40 - 16.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ballafaqimi i dëshmitarit të drejtësisë, Luftar Reçi me Emiljano Shullazin, Viktor Ymerin dhe të pandehurit e tjerë për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut është shtyrë për një datë tjetër.




Shkak i dështmit të këtij ballafaqimi është bërë mungesa e një prej anëtareve te trupit gjykues te GJKKO, Etleva Deda e cila ndodhet e shtruar ne spital per shkka te gjendjes jo te mire shëndetësore. Seanca e radhës u la per me 23 janar ora 9:00.

Luftar Reçi është një nga 7 të pandehurit e SPAK të cilët nën operacionin “asgjë nuk harrohet” janë dërguar në gjykatë si autorë të grupeve kriminale që ekzekutuan në 2005 Klodian Saliun, Vajdin Lamen dhe shtetasin Artan Arsi.

Reçi mori statusin e të penduarit të drejtësisë dhe nga dëshmia e tij implikohen: Viktor Bajraktari (Imeraj),  Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi  dhe vetë Luftar Reçi.

Të pandehurit për vrasjet e vitit 2005 akuzohen për “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “mbajtje pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “grup i strukturuar kriminal”, dhe “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit te strukturuar kriminal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.