BLUETOOTH

“Burri im të vret për këtë fjalë”, Gent Hazizi tregon nëse e ka takuar bashkëshortin e Oltës jashtë ‘Big Brother’: Kur ajo kërcënon…

16:53 - 17.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gent Hazizi ish-banor i “Big Brother VIP Albania 2” i larguar në javën e dytë të programit, ishte i ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live”,  ku ka diskutuar për qëndrimin e tij në shtëpi dhe se si i shikon banorët nga jashtë.




Genti: Olta ma ktheu shtëpinë kundër!

Kujtojmë që ai ka pasur një nga debat më të ashpra deri më tani, me kolegen e tij Olta Gixharin gjë që e penalizoi deri në largimin nga shtëpia. Ai u shpreh se do kishte dëshirë të kishte qëndruar më shumë, dhe se ishte zhgënjyer nga shumë banorë kur kishte parë videot jashtë.

“Olta edhe gënjen gjithë kohës, ka thënë për mua që jam pa shkollë, ndërkohë që unë e kam mbaruar shkollën në Romë”, tha Genti.

Genti gjithashtu u shpreh se do të kishte bërë shumë gjëra ndryshe.

Nisur nga një deklaratë që Olta ka dhënë në debat e sipër me Gentin, gazetari e pyet nëse kishte komunikuar më burrin e Oltës pasi kishte dal nga shtëpia.

“Ajo tha që burri im e vret, ti të bësh thirrje në një “reallity show” një personi jashtë, kur ajo kërcënon, ti nuk e di se si reagon një njeri jashtë por jo nuk kam komunikuar me burrin e Oltës”, u shpreh Gent Hazizi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.