EKONOMI

Dimri i ngrohtë ka favorizuar prodhimet e serave, eksporti i kastravecëve nuk është ndalur

14:56 - 17.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Temperaturat e larta në këtë dimër e kanë favorizuar prodhimin bujqësor sidomos atë në sera. Domatet e serave do të dalin së paku një muaj më herët në treg, ndërsa prodhimi i kastravecëve nuk ka ndalur asnjë moment.




Mariglen Ziu që kultivon rreth 1 hektarë serë në Samaticë të Beratit tha se këtë vit koha e ngrohte e ka favorizuar prodhimin dhe kjo ka bërë që kastravecët të mos e ndalojnë prodhimin njësoj si në periudhën e verës. Në vitet normale kastravecët e parë dalin në 10 ditët e para të shkurtit.

Gjithashtu domatet e reja do të dalin së paku një muaj më shpejt se vitet normale tha ai.

Të nxitur nga koha e mirë dhe kërkesa për eksport fermerët kanë zgjeruar prodhimin e kulturave të reja në sera si lakra e Brukselit dhe patatet.

Mirëpo sezoni i mbarë nuk pritet që të përkthehet në më shumë fitime për fermerët.  Ashtu si edhe në Shqipëri moti i ngrohtë ka favorizuar prodhimin edhe në vendet e tjera të Mesdheut, por edhe në vendet të ftohta. Psh Serbia, Kosova dhe Maqedonia janë favorizuar nga klima e mirë këtë vit. Fermerët shqiptarë pritet të korrin fitime në 20 ditët e para të prodhimeve të tyre pasi më vonë ato konkurrohen nga prodhimet e vendeve pritëse.

Fitimet e fermave të shqiptare më shumë janë të lidhura me çmimin se sa më sasitë e prodhuara. Madje vitet e prodhimeve të bollshme shpesh përkthehen në humbje për fermerët, pasi tregjet kanë mbingopje me furnizime dhe çmimet shpesh janë në kosto.

Prodhuesit e frutave u përballen këtë vit me këtë fenomen. Investimet në pemishte kanë nisur të japin rezultat, por moti favorizues ne vjeshtën që shkoi solli superprodhimin duke bërë që qindra kuintalë mollë, rrush etj. të shiten nën kosto.

Shqipëria ende nuk e ka të rregulluar zinxhirin e në bujqësi. Por teksa ka përmirësime tek perimet dhe zarzavatet, tek frutat zinxhiri është edhe me difektoz. Investimet në mbjelljen e pemëtoreve nuk janë shoqëruar me investime në magazina frigoriferike, në përpunim dhe ne eksport.

Kushtet klimaterikë e favorizojnë prodhimin bujqësor në vendin tonë, duke bërë që për të njëjtët kultivar, prodhimi të realizohet më shpejt se në vendet e tjera.

Mirëpo sektori bujqësor shqiptar nuk është konkurrues me rajonin dhe me gjere për shkak se ka mbështetje shumë të ulët financiare, fragmentim të lartë të tokës dhe mekanizim të ulët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.