AKTUALITET

Meta: Kryeafera e inceneratorëve zhvesh lakuriq shtetin e kapur nga organizata kriminale

17:18 - 17.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish për aferën e inceneratorëve.




Në një reagim në Facebook, Meta shprehet se Bashkia e Shkodrës për të njëjtin proces paguan 1600 lekë të reja për ton, ndërsa Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton,  dyfishin e Shkodrës.

Më tej Meta thekson se Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duhet të dalin të dy para drejtësisë.

Postimi:

Kryeafera e inceneratorëve zhvesh lakuriq shtetin e kapur nga organizata kriminale e drejtuar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj!

Në inceneratorin e Tiranës dhe në landfillin e Shkodrës kryhet i njëjti proces për trajtimin e mbetjeve!

Bashkia e Shkodrës për të njëjtin proces, paguan 1600 lekë të reja për ton. Ndërkohë Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton, pra dyfishin e Shkodrës, duke e shitur si proces incenerimi kur ndërkohë kryhet vetëm groposje, pa diferencim. Pra për çdo 29 euro shqiptarëve u vidhen 15 euro!

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dalin të dy para drejtësisë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.