BOTA

Ukraina ‘nxjerr zbuluar’ presidentin Putin: Ka urdhëruar komandantin e ri të pushtojë Donbasin deri në mars

08:29 - 17.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi komandantin e ri të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Valeriy Gerasimov, të pushtonte Donbasin i përbërë nga rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, njoftoi zëdhënësi i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Andriy Yusov.




Donbasi është prioriteti për forcat ruse, tha Yusov.

Më 11 janar,  ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu emëroi gjeneralin Valeriy Gerasimov komandant të Grupit të Përbashkët të Forcave të vendit në Ukrainë, raporton Yahoo news.

“Putini nuk i kushton vëmendje realitetit, prandaj ai nuk i ka ndryshuar qëllimet e tij globale: shkatërrimin e ukrainasve si një popull, një komb i veçantë dhe shkatërrimin e Ukrainës si një shtet i pavarur. Mund të flasim për drejtimin prioritar të rusëve që është Donbasi. Dhe afatin tjetër kohor që ai ka përcaktuar tashmë për Gerasimovin, le të themi, liderin e ri të luftës kundër Ukrainës… Ky synim është kapja e Donbasit dhe krijimi i një zone sigurie atje deri në mars”, tha Andriy Yusov.

Vendimi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë për të zëvendësuar gjeneralin Sergei Surovikin me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gerasimov si komandant i luftës së Rusisë kundër Ukrainës tregon “sfida sistemike” për Moskën, tha sekretari i shtypit i Pentagonit Pat Ryder gjatë një konference.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.