BOTA

Efekti Elon Musk, mungesa e reklamave ul fitimet e Twitter-it me 40%

22:15 - 18.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Twitter vazhdon të goditet nga mungesa e reklamave, duke pësuar një rënie prej 40% në të ardhurat pasi më shumë se 500 klientë kanë ndaluar investimet  etyre në këtë media sociale.




Të ardhurat ditore të kompanisë ranë 40% nga viti në vit, ndërsa faqja e lajmeve Information tha se stafit iu tha se më shumë se 500 reklamues kryesorë të Twitter kishin ndalur shpenzimet që kur Elon Musk e bleu atë në tetor.

Reklamimi është burimi kryesor i të ardhurave për Twitter, duke zënë më shumë se 90% të të ardhurave të tij prej 5.1 miliardë dollarësh në vitin 2021, por klientët duke përfshirë Audi dhe Pfizer janë ndër firmat që kanë ndaluar pas blerjes prej 44 miliardë dollarësh nga CEO i Tesla.

Shqetësimet në lidhje me një rritje të gjuhës së urrejtjes në platformë pas blerjes së saj nga një “absolutist i fjalës së lirë” të vetë-deklaruar, i kanë shtyrë reklamuesit të tërhiqen. Ata janë alarmuar të gjithë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.