BOTA

Aksidenti me 14 viktima/ Kievi nis hetim penal për rrëzimin fatal të helikopterit

08:44 - 19.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritet në Ukrainë kanë nisur një hetim lidhur me aksidentin fatal, ku si pasojë e rrëzimit të helikopterit humbën jetën 14 persona mes tyre fëmijë e zyrtarë.




Mediat e huaja bëjnë me dije gjatë momentit kur helikopteri është rrëzuar pranë çerdhes dhe shkaktoi zjarr, në zonë kanë qenë fëmijë dhe stafi.

Nga ana tjetër, presidenti Volodymyr Zelenskyy e quajti aksidentin një “tragjedi të tmerrshme” dhe ka bërë thirrje për një hetim penal.

“SBU (shërbimi ukrainas i sigurisë) ka nisur një hetim penal për këtë ngjarje të tmerrshme,” tha ai në fjalimin e tij të natës.

“Kam udhëzuar kreun e shërbimit të sigurisë të Ukrainës, në bashkëpunim me të gjitha organet e tjera të autorizuara, për të sqaruar të gjitha rrethanat e fatkeqësisë.”

Ai tha gjithashtu se Ukraina kishte “humbur njerëz që ishin profesionistë, patriotë dhe udhëheqës të besueshëm”.

Ministri i punëve të brendshme Denys Monastyrskyi, zëvendësi i tij i parë Yevhen Yenin dhe sekretari i shtetit i ministrisë Yurii Lubkovych janë midis të vdekurve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.