BOTA

Pak muaj para zgjedhjeve/ Dorëhiqet kryeministrja e Zelandës së Re: Nuk më ka mbetur shumë energji për…

08:32 - 19.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jacinda Ardern ka dhënë dorëheqjen si kryeministre e Zelandës së Re, duke thënë se nuk i ka mbetur shumë energji për të udhëhequr. Deputetët e Partisë Laburiste do të votojnë të dielën për zëvendësimin e saj. Njoftimi i Ardernit ka ardhur teksa sondazhet kanë treguar se partia e saj përballet me sfidë të vështirë në zgjedhjet e këtij viti, që mbahen më 14 tetor. Arden, 42-vjeçare, ka thënë se gjatë pushimeve verore ka pasur kohë që të analizojë të ardhmen e saj, duke shpresuar se do të gjejë energji për të vazhduar.




“Fatkeqësisht nuk e kam gjetur, dhe unë do t’i bëja shërbim të keq Zelandës së Re nëse do të vazhdoja”, u ka thënë ajo gazetarëve.

Ardern do të qëndrojë në pushtet deri më 7 shkurt. Nëse asnjëri prej pasardhësve të saj nuk do të gëzojë mbështetjen e dy të tretave të partisë, votimi do të bartet te anëtarësia e Partisë Laburiste. Më 2017, kur është zgjedhur kryeministre, Ardern ka qenë gruaja më e re në botë në krye të një qeverie, vetëm 37-vjeçare. Ajo e ka udhëhequr Zelandën e Re përgjatë pandemisë së koronavirusit, të shtënave në xhamitë në Kristçërç, dhe në kohën e një shpërthimi vullkanik. Ajo ka thënë se pesë vjetët e fundit e kanë përmbushur më së shumti, mirëpo udhëheqja e një shteti gjatë “krizave” ka qenë e vështirë. Edhe pse kur është zgjedhur është konsideruar yll politik global, në sondazhet e fundit popullariteti i saj ka qenë në nivelet më të ulëta.

Ajo i ka thënë transmetuesit britanik BBC, më 2022, se ulja e popullaritetit ka qenë çmimi që duhet të paguajë Qeveria e saj për mbajtjen e njerëzve të sigurt gjatë pandemisë./rel

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.