AKTUALITET

Pas konfliktit, shqiptari tenton të vrasë ish-bashkëshorten. 38-vjeçari rezulton i dënuar dy vite më parë për të njëjtën vepër

11:05 - 22.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi tentoi që të vriste ish-bashkëshorten e tij.




Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Romë, ku pas një konflikti pranë një lokali shqiptari ka qëlluar me armë zjarri, por fatmirësisht gruaja nuk u prek nga plumbat.

Mësohet se i riu dhe bashkëpunëtori i tij janë larguar me makinë ndërsa gruaja e shoqëruar nga kunati ka lajmëruar menjëherë policinë.

Bashkëpunëtori u arrestua në zonën e Battistinit, ndërsa 38-vjeçari u kap në një shtëpi në Selva Candida.

Oficerëve iu desh të hynin nga dritarja dhe e gjetën burrin të fshehur në një dollap. 38-vjeçari, ishte arrestuar njëherë në vitin 2021 për keqtrajtim të ish-bashkëshortes dhe për dëmtimin e makinës së kunatit të saj. Në gjendje të lirë do të hetohet bashkëpunëtori i tij.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.