Skena tragjike ka ndodhur në sy të miqve që ndodheshin me të, të cilët dhanë menjëherë alarmin, por me gjithë ndihmën, nuk mund të bëhej asgjë për të riun. I riu tentoi që të kalonte shinat pa i kushtuar vëmendje nëse aty po kalonte apo jo një tren.




Edhe pse treni tentoi që të frenonte, pasojat ishin fatale për djalin, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë. Përplasja ka qenë shumë e dhunshme dhe ka ndodhur nën sytë e tmerruar të bashkëmoshatarëve. Familja e shqiptarit, e cila jetonte jo shumë larg stacionit të Chiarit, është tronditur, dhimbje që e ka ndjerë i gjithë komuniteti. Adoleshentin shqiptar thuhet se e njihnin të gjithë, ndërsa ndiqte shkollën e mesme në qytet dhe luante në ekipin lokal të futbollit.