AKTUALITET

EMRI/ Pas pezullimit të Palamanit, ja kush emërohet shef komisariati në Devoll

09:32 - 23.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreshnik Alimadhi është emëruar shef pranë Komisariatit në Devoll.




Vendimi për emërimin e tij vjen pas pezullimit të Besim Palamanit nga ky post, pasi ky i fundit akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Kujtojmë se vendimi për pezullimin e Palamanit ërdhi 6 ditë më parë (16 janar), ku autoritetet njoftuan se së bashku me të u pezullua edhe shefi i rendit.

Ata kanë qenë në përgjim për më tepër se 3 muaj, dhe dyshohet se kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve si edhe transportimin e tyre nga disa shtetas.

Njoftimi i policisë:

Pezullohen nga detyra dy drejtuesit e komisariatit të Devollit, konkretisht shefi i komisariatit B.P, dhe shefi i rendit A.B.

Bëhet e ditur se dy drejtuesit akuzohen për “shpërdorim detyre”.

 Ata kanë qenë në përgjim për më tepër se 3 muaj, dhe dyshohet se kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve si edhe transportimin e tyre nga disa shtetas.

Çështja po shqyrtohet në prokurorinë e rrethit gjyqësor Korccë për veprime të mëtejshme, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikqyrjes Policore.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.