Kryesore

“Humba 43 kilogram”, Trondit gazetarja: Doktoresha më tha se do të vdesësh

10:11 - 23.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Alice Taylor,  gazetarja angleze që jeton në vendin tonë, ka folur për jetën e saj personale, teksa ka zbuluar se ka rënë 43 kilogram nga pesha.




Taylor e ftuar në Euronews Albania,  u shpreh se doktoresha i kishte thënë se po të vazhdonte me peshën që do të kishte, mund edhe të vdiste.

Taylor thotë se do që të jetë një shembull i mirë për vajzën e saj.

“Arsyeja e parë ishte për shëndetin. Doktoresha më tha se nëse vazhdon kështu, do të vdesësh. Unë kam një vajzë të vogël dhe dua t’i jap një shembull të mirë. Është më mirë sesa ajo të më shohë mua të shëndoshë dhe të pashëndetshme.

Ajo po mëson nga unë. Ndihem shumë mirë, shumë e lumtur, ndihem e re. Ndihem mirë, shoh fotot që kam pasur më parë dhe më vjen turp. Tani jam e lumtur, jam krenare për veten time.”, theksoi ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.