AKTUALITET

Përmbytjet në Lezhë/ Ja zonat e përmbytura, si paraqitet situata lidhur me energjinë dhe digat e ujëmbledhësve

09:53 - 23.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moti i keq që ka përfshirë vendin është duke shkaktuar përmbytje të shumta në disa qarqe.




Mësohet se situata në qarkun e Lezhës është kritike pasi disa zona janë përmbytur dhe kuota e lumit Drin ka arritur nivelin maksimal.

Reshjet e shiut gjatë mbrëmjes së djeshme kanë qenë më intensitet të ulët ndaj dhe nuk raportohet për vërshime, pasi deri në mëngjes kanë rënë rreth 10 mm shi.

Sakaq nuk raportohet për mungesë të energjisë elektrike apo rrugë të bllokuara. Në disa njësi administrative raportohet për toka të përmbytura dhe gjendja e digave të ujëmbledhëseve është vendosur nën monitorim.

Njoftimi i plotë nga Bashkia Lezhë:

Kuota e lumit Drin është në nivelin +0.5 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, (kuotë e cila është shumë afer normales, kurse kuota e lumit Mat vazhdon të kete gjendje të ngritur duke shkuar tek normalja, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumin Fan është rreth 39 m³/s, por pa krijuar probleme.

  • Hidrovoret janë gatishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë hidrovorët e mëposhtëm.
  • Hidrovori Balldre kuota -1.8 m (-1.5 m ) kuota kritike.
  • Hidorvori Tale kuota – 0.15 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.
  • Hidrovori Shllinza kuota -1.2 m nga – 0.5 m kuota kritike.
  • Hidrovoret e tjerë punojnë për ruajtjen e kuotave, sipas rastit.
  • Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet:
  • Në ish kënetën Gjonëm vazhdon të kemi rreth 100 ha tokë të përmbytur.
  • Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë, raportohet:
  • Në ish kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vazhdon të kemi të përmbytur aktualisht rreth 150 ha. Në njësinë administrative Zejmen
  • vazhdon të kemi rreth 100 ha toke bujqësore të përmbytura ne ish kënetën Spiten –Tresh. Në total si qark kemi rreth 350 ha tokë bujqësore të përmbytur.
  • (100 ha bashkia Kurbin dhe 250 bashkia Lezhë). Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë, raportohet:
  • Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qete. Reshjet e shiut janë me intensitet të ulët.
  • Probleme të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm nuk raportohen.
  • Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen.
  • Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem.

Edhe gjatë ditës së sotme struktuat e MC të bashkive të qarkut Lezhë, do të jenë në terren për të ndjekur situatën dhe problematikat.

Ne zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë situata është nën monitorim të vazhdueshëm.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.