AKTUALITET

‘Pronat u vodhën pasi ligji nuk u dekretua’/ Lame thirrje presidentit Begaj: Regjistroni godinën e Presidencës si pronë shtetërore

11:05 - 23.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Kadastrës Shtetërore, Artan Lame në një deklaratë për mediat tha se Presidenca nuk ka regjistruar asnjë pronë të vetën, ku dhe i është drejtuar me një thirrje presidentit Bajram Begaj që të regjistrojnë godinën si pronë shtetërore.




Lame tha se aplikimi për regjistrimin e godinës fillimisht duhet të bëhet në portalin E-Albania, ku më pas pritet miratimi pasi ende dhe sot Presidenca rezulton e pa regjistruar.

“Presidenca nuk ka të regjistruar asnjë pronë të veten. Ligji 20/20 nuk u dekretua nga presidenti i republikës në atë kohë. Unë kam kërkuar të miratohet sepse do i hapë rrugë regjistrimit të pronës shtetërore. Presidenca rezulton edhe sot pa regjistruar.  Presidenti i asaj kohe bëri një dalje duke thënë se ishin vjedhur pronat e presidencës, por ajo vjedhje është bërë sepse presidenca nuk ishte regjistruar. I bëj thirrje presidencës të aplikojë në E-Albania për të regjistruar pronën e tyre”, tha Lame.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.