Kronikë

Situata në Shkodër, prezencë uji në 15 banesa dhe 1400 hektarë të përmbytur

09:09 - 23.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në qarkun e Shkodrës! Mësohet se ka prezence uji ne oborre ne 15 banesa në Obot dhe rrugën e fshatit po operojnë dy mjete te kalueshmerise se larte se bashku me 7 forca te ushtrise.




Siperfaqja totale e permbytur në Bashkinë Shkodër është 1400 Ha, ndërsa ka rënie të nivelit të ujit në lumin Drin dhe tek ura e Bunës.

Gjithashtu në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit, rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji ne rruge 30 cm dhe është e pakalueshme me mjete.

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 23.01.2023 paraqitet si me poshte:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 5.85 ka renie  me 45 cm me oren 18.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.40 m ka renie  prej 10 cm me oren 18.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, e rritur me 60 Ha me oren 18.00 te dates 22.01.2023

Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur.

Rruga e Obotit ka prezence uji 65 cm, ka renie me 15cm me oren 18.00 e dates 22.01.2023

Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.

Ka prezence uji ne oborre ne 15 banesa te fshatit Obot, nga 30 banesa qe ishin ne oren 18.00 te dates 22.01.2023

Ne rrugen e Obotit po operojne  dy mjete te kalueshmerise se larte se bashku me 7 forca te ushtrise.

Njesia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqesore .

Ne vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji ne rruge 30 cm, per momentin rruga eshte e pakalueshme me mjete, ka renie te nivelit prej 40 cm.

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.