AKTUALITET

VIDEO/ Orteku i borës bllokon aksin Qafë Thorë-Theth, reshjet vështirësojnë pastrimin e rrugës

10:19 - 23.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reshjet e dendura të borës janë duke shkaktuar problematika të shumta në qarkullim në disa zona.




Mësohet se momentalisht aksi Qafë Thorë-Theth është i pakalueshëm, pasi një ortek bore ka rënë tek pjesa e tuneleve.

Gjatë pasdites së djeshme është hequr orteku i parë, ndërsa pritet të pushojnë reshjet e borës për të pastruar të dytin.

Lidhur me situatën dhe vetë Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se ky aks ishte i bllokuar nga rënia e ortekëve.

Reshjet kanë sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.