LAJMI I FUNDIT

ANALIZA/ 2023-shi i mbrapshtë, mbrojtja kuqezi po fut ujë

07:33 - 24.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëntë gola të pësuar në pesë ndeshje në vitin e ri. Mbrojtja është shumë e ndjeshme ndaj sulmeve kundërshtare dhe Milani tani duhet të merret me veten. Për fatin e kuqezinjve, kundër Lacios do të kenë një problem më pak, sepse Çiro Imobile do të humbasë ndeshjen kundër djemve të Piolit.




Sidoqoftë, mbetet fakt që Tomori me shokë po vuajnë shumë. Për të qenë i qartë, “Djalli” ka pësuar nëntë gola në të gjithë fazën e dytë të sezonit të titullit, çka i bën edhe më alarmante shifrat e këtij janari 2023.

FITORE E DETYRUAR – Me këto shifra, boshllëku për të mbushur me Napolin, përkohësisht në +12 në renditje, mbetet vetëm një mirazh.

Dhe tani Pioli duhet domosdoshmërish të fitojë kundër Lacios për të ruajtur të paktën një diferencë prej nëntë pikësh, e për të vazhduar të besojë në titull. Dhe pikërisht ndaj bardhekaltërve duhet të rimontohet mbrojtja Kalulu-Tomori, pas provës së dobët të Kjaerit në derbin e Superkupës.

SHUMË PËSIME – Çuditërisht, ka qenë pikërisht me qendërmbrojtësit suedez, nënvizon “Corriere dello Sport”, që Milani nuk ka pësuar gol herën e fundit në kampionat. Kjo ndodhte tre muaj më parë në barazimin 0-0 kundër Kremonezes.

Totali flet gjithashtu për vetëm katër ndeshje me portë të paprekur në tetëmbëdhjetë të luajtura. Dy herë ka ndodhur me Majk Menjanë mes shtyllave, ndërsa dy të tjerat kanë pasur si gardian Tatarushanunë. Megjithatë, janë ende shumë golat e pësuar për të qenë në gjendje të synohet sërish “Scudetto”.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.