LAJMI I FUNDIT

Chelsea nuk ndalet në merkato, ofertë Lyonit për mbrojtësin e djathtë

08:28 - 24.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Chelsea nuk ka ndëmend të ndalet gjatë kësaj merkatoje. Blutë e Londrës sipas “FootMercato” kanë dorëzuar ofertën e parë te Lyoni për shërbimet e talentit 19-vjeçar.




Malo Gusto është i preferuari i drejtuesve të skuadrës angleze të cilët kërkojnë ta transferojnë në “Stamford Bridge”, ndërsa detajet e ofertës nuk janë bërë të ditura.

Drejtuesit e Lyon janë të bindur se sido që të shkojë situata, 19-vjeçari do të jetë pjesë e francezve deri në fund të këtij sezonit, pasi mbrojtësi është një titullarë i padiskutueshëm ne skuadrën e drejtuar nga Laurent Blanc.

Lojtari  i Francës U21 me Lyonin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. Sipas “Transfermarkt”, Malo Gusto në treg momentalisht vlerësohet me 15 milionë euro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.