Kryesore

Dita nis me diell, por moti bën kthesën e papritur pasdite

07:09 - 25.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.




Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe me alternime të kthjellimesh në zonën e qendrës dhe veriut deri në orët e mesditës. Më pas mot me vranësira të dendura në të gjithë territorin. Vranësirat e dendura do të shoqerohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive fillimisht në zonën e jugut dhe më pas reshjet e shiut me intensitet të ulët shtrihen në zonën e qendrës dhe verilindje.

Në lartesinë mbi 700 metër në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Në relievet e tjera malore në lindje e verilindje të vendit në lartësitë mbi 1000 metër reshje të dobta bore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.