BOTA

‘Grusht dërmues kundër Rusisë’/ Gjermania konfirmon se do t’i sigurojë Ukrainës tanke Leopard 2

15:55 - 25.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria gjermane konfirmoi këtë të mërkurë vendimin për dërgimin e 14 tankeve Leopard në Ukrainë. Lajmi u bë i ditur nga vetë kancelari Olaf Scholz, gjatë një takimi të kabinetit qeveritar. Vendimi sipas Scholz, është konform linjës së mbajtur deri më tani për të mbështetur Ukrainën në të gjitha mënyrat.




Sipas BBC, Scholz shtoi se qëllimi ishte vendosja sa më shpejt e dy batalionëve me tanke Leopard 2 në Ukrainë. Gjermania do të dërgojë 14 tanke, nga stoku ushtarak. Trajnimi i trupave ukrainase në Gjermani do të nisë shumë shpejt dhe Gjermania do t’i mundësojë po ashtu logjistikë dhe municione vendit. Schloz po ashtu njoftoi se Gjermania do t’i japë lejen e posaçme të transferimit vendeve partnere që duan t’i dorëzojnë sa më shpejt Ukrainës tanket e tyre Leopard 2.

Lëvizja vjen pas disa javësh presioni ndërkombëtar nga Kievi dhe aleatët e tij për të aprovuar eksportin e tankeve të prodhuara nga Gjermani. Edhe administrata e Joe Biden pritet po ashtu që të njoftojë planin për të dërguar të paktën 30 mjete të avancuara luftarake. Zyrtarët ukrainas e kanë mirëpritur atë që e konsiderojnë potencialisht si ndryshim të kursit të luftës.

Presidenti  Volodymyr Zelensky beson se vendi i tij ka nevojë për të paktën 300 tanke për të mundur Rusinë. Ndërkohë, ambasadori rus në Washington ka paralajmëruar se çdo dërgesë e tankeve të SHBA do të ishte një provokim flagrant.

Nga ana tjetër, shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, u bëri thirrje të martën vendeve perëndimore që t’i japin Kievit qindra tanke për të krijuar një “grusht dërrmues” kundër Rusisë.

“Tanket janë një nga komponentët që Ukraina të kthehet në kufijtë e saj të vitit 1991”, shkroi ai në Telegram.

Anatoli Antonov, ambasadori rus në Uashington, shkroi në Telegram: “Nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të furnizojnë tanke, atëherë justifikimi i një hapi të tillë me argumente për ‘armët mbrojtëse’ definitivisht nuk do të funksionojë.

Ky do të ishte një tjetër provokim flagrant kundër Federatës Ruse.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.