LAJMI I FUNDIT

Ibrahimoviç është i sigurt: Mbappe do të fitojë një Botëror

15:42 - 25.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për sjelljen e keqe të lojtarëve të kombëtares së Argjentinës, pas fitores së Botërorit 2022, Zlatan Ibrahimoviç u ngrit në këmbë. I ftuar në emisionin e mëngjesit “France Inter”, për të folur për daljen e filmit “Asterix and Obelix: The Middle Kingdom” në të cilin shfaqet, sulmuesi suedez ndër të tjera ka komentuar:




“Messi konsiderohet lojtari më i mirë në histori dhe isha i sigurt se do të fitonte. Ajo që do të ndodhë është që Mbappe do të fitojë sërish një Botëror. Unë nuk jam i shqetësuar për të. Unë shqetësohem për të tjerët në Argjentinë, sepse ne do ta kujtojmë Messin, por të tjerët që u sollën keq, nuk mund t’i respektojmë. Për mua, duke folur si një lojtar profesionist, është një shenjë se do të fitosh një herë, por jo përsëri. Ju nuk fitoni kështu “…

Filmi “Asterix and Obelix: The Middle Empire”, me regji të Guillaume Canet, do të shfaqet premierë në kinema më 1 shkurt, ndërsa asi i famshëm i Milanit luan rolin e Antivirusit, i cili është “dora e djathtë” e Julius Cezarit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.