AKTUALITET

Skiatorja shqiptare Lara Colturi mbyll garimin në Kupën e Botës

20:40 - 25.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lara Colturi, skiatorja që përfaqëson Shqipërinë ka zënë vendin e 16-të në Kupën e Botës. Në Kronplantz të Italisë, Lara ka zhvilluar garën e saj këtë të mërkurë për ditën e dytë të Botërorit. 17-vjeçarja ka zënë vendin e 16-të, duke marrë parasysh kohët në dy hedhjet në Sllallomin Gjigant.




Lara në rrëshqitjen e parë ka fiksuar kohën 1’03”17, ndërsa u rendit e 30-ta. Më pas në garën finale fillimisht kapi kohën 1’17”16, më pas 1’28”97 dhe në rrëshqitjen e tretë 1’47”44. Me bashkimin e këtyre kohëve dhe garën e djeshme për totalin 2’06”23, Lara Colturi u rendit e 16-ta në Kupën e Botës. Colturi do të jetë dhe përfaqësuese e Shqipërisë në Kampionatin Botëror të të rriturve në ski, në muajin shkurt.

Colturi vinte pas pesë medaljesh nga Kampionati Botëror në Sant’Anton në Austri, atje ku ishte kampione e Botës për të rejat në Sllalomin Supergjigant dhe medaliste e bronztë po për të reja në të njëjtën disiplinë, apo teksa ishte Kampione e Botës për 18-vjeçaret në Daunhill dhe Supergjigant dhe njëkohësisht medaliste e bronztë, gara në Cronplatz ka qenë ndryshe.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.