LAJMI I FUNDIT

Deputeti i PD kërkoi prezencën e Ramës në Kuvend/ Nikolla ia ndërpret fjalën, Alibeaj: Ju jeni garante për të thirrur atë këtu, kemi një skandal korruptiv

11:44 - 26.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Debate të ashpëra janë mbajtur këtë të enjte në seancën parlamentare, ku deputeti i PD Enkelejd Alibeaj kërkoi që kryeparlamentarja të thërriste kryeministrin Edi Ramën që ai të japë llogari në lidhje me skandalin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Po pas kërkesës, kryeparlamentarja i ka hequr fjalën.




Sakaq nga ana tjetër, Alibaeaj tha se kryeministri Rama duhet të japë sqarime pasi ai është njeriu që ka shkaktuar strumbullarin e një skandali korruptiv.

Pjesë nga debati:

Enkelejd Alibeaj: Kërkesë që sot në këtë seancë do duhet të jetë perzent kryeministri Edi Rama, ajo karrige nuk mund të rrijë bosh. E bëra këtë kërkesë para nisjes së renditjes së rendit të ditës, nuk mund të bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë kur gjithë bota është duke gumëzhitur…

Lindita Nikolla: Nuk është fare kërkesë lexojeni nenin përkatës

Enkelejd Alibeaj: të lutem

Lindita Nikolla: Mos mu lut fare se ju referove rregullores

Enkelejd Alibeaj: Kërkesa për procedurë kërkohet në çdo kohë

Lindita Nikolla: Jua dhashë fjalën

Enkelejd Alibeaj: Më lini të mbaroj. Ju jeni garante për të thirrur këtu Edi Ramën se ai njeri që është strumbullari i një skandali korruptiv që ka disa ditë që vlon në Shqipëri e Amerikë do duhet të japë sqarime më së pari në Parlament, ky është vendi ku duhet të jetë prezent.

Lindita Nikolla: Do ju ndërpres fjalën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.