LAJMI I FUNDIT

Kryeparlamentarja e përjashtoi nga Kuvendi dhe mbylli seancën/ Berisha: E patë se si ikën, të turpëruar dhe të pashpresë

12:10 - 26.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas përjashtimit nga seanca parlamentare, Sali Berisha ka komentuar ngjarjen sot në Kuvend.




Berisha tha se sot socialistët ikën të turpëruar dhe të pashpresë pas skandalit të takimeve të kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e FBI, i cili e korruptonte për të goditur opozitën.

“E patë si ikën, të turpëruar e të pashpresë përballë kësaj dallge të fuqishme që nuk mund ta kalojnë pa dhënë llogari. Afera e tij me zyrtarin e FBI është ndër të të pistat në historinë e pas luftës së dytë botërore. Kryeministri korrupton shefin për të sulmuar opozitën, akt i pashembullt që mund ta bëjnë vetëm diktatorët. Sot ministrat u tmerruan nga transparenca që duhet të bëjnë para jush, ju e patë se si Edi Rama me dy konfident të tij luante me fatin e demokracisë, sesi janë të aftë të reagojnë pas një super skandali”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.