LAJMI I FUNDIT

Përmbytjet në Shkodër dëmtojnë ushqimin e kafshëve/ Fermerët: Nuk kemi marrë asnjë ndihmë nga shteti, po mendojmë t’i shesim

15:33 - 26.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fermerët në zonën e Nën Shkodrës janë gati të shesin bagëtitë e tyre për të mbijetuar. Kjo për shkak se ushqimi i bagëtive si shkak i përmbytjeve ndodhet në ujë.




Të përmbytur tre herë brenda pak muajve, fermerët thonë se institucionet shtetërore nuk i kanë furnizuar me koncentrat duke i detyruar një pjesë të tyre që të mendojnë shitjen e bagëtive.

“Situata është shumë ë keqe, të gjitha tokat janë të përmbytura, ushqimi i lopëve është shkatërruar, duhet t’i shesim bagëtitë”, tha një banorë.

Ndërkohë fermeri thotë se të dëmtuara janë edhe bimët dekorative në njësinë Dajç dhe shumë prej tyre kanë marrë kredi për kultivimin e tyre.

“Kanë shpenzuar miliona lekë për lulet. Janë të mbytur në borxhe për t’i blerë, si do t’i paguajnë kreditë”, shtoi ai.

Në Shkodër janë ende të përmbytura të përmbytura mijëra hektarë tokë./panorama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.