LAJMI I FUNDIT

‘Trazirat në Kuvend’/ Vasili: Tentuan të asgjësojnë pluralizmin në vend, Rama është i zhytur deri në grykë në skandalin ‘McGanigal’

12:36 - 26.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i PL, Petrit Vasili ka komentuar situatën e tensionuar në Kuvend, lidhur me çështjen ‘McGanigal’.




Vasili për mediat tha se veprimet të tilla nuk ishin parë kurrë në parlament, lidhur kjo me përjashtimin nga seanca të kreut të PD, Sali Berisha.

Sakaq shtoi se kryeministri Edi Rama është përfshirë deri në ‘grykë’ në skandalin me zyrtarin e FBI dhe se opozita do e çojë deri në fund çështjen.

“Tentuan të asgjësojnë pluralizmin në vend me seancën e sotme. Të tilla veprime, parlamenti nuk i kishte parë kurrë dhe asgjë nuk do të jetë normale. Rama u përmend 14 here në dëshminë penale. Do i trajtojmë si banditë, ashtu si e meritojnë. Tmerri nga e vërteta dhe mbushja e Edi Ramës deri në grykë, i kapur në flagrancë, për çështjen “McGanigal”. Ky është i vetmi kryeministër që korrupton zyrtarë të lartë. Çlirimi i popullit është detyra jonë. Do të bëhet me të mirë dhe të keq, me të gjitha fortat. Mund t’ia lëmë në dorë vendin këtij shteti pengmarrës.”, tha Vasili.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.