BOTA

Vodhi 1 milion euro nga kompania ku ishte e punësuar, autoritetet gjermane arrestojnë 42-vjeçaren

09:51 - 26.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 42-vjeçare e identifikuar si Mirnesa S., nga Bosnja dhe Hercegovina,  është arrestuar në Gjermani, pasi  akuzohet se ka vjedhur mbi 1 milion euro nga kompania, ku ishte e punësuar.




Autoritetet gjermane njoftuan se 42-vjeçarja ka njoftuar përmes avokatit të saj se do të dorëzohet

“Po vijojnë hetimet për vendndodhjen e parave”, ka njoftuar policia.

Ajo dyshohet se ka vjedhur më shumë se një milion euro nga një kompani e transfertave më 14 tetor 2022.

Që atëherë, të gjitha gjurmët e saj kanë humbur. Ajo kishte qasje në para si punonjëse e kompanisë. Vjedhja është vënë re menjëherë dhe policia ka nisur hetimet. Në deklaratën e autoriteteve, nuk u shpjegua se si punonjësja ka nxjerrë një shumë kaq të madhe parash.

Bild zbuloi se apartamenti i saj ishte në katin e tretë të një ndërtese snë Cannstatt. Interesant është fakti se ndërtesa ndodhej vetëm 250 metra larg hyrjes kryesore të Policisë Kriminale të Shtetit.

Mediat gjermane, në kërkim të provave, zbuluan se miqtë e saj në rrjetet sociale po festonin “arritjen” e Mirnesas dhe po talleshin me policinë.

Siç shkruante Bild në momentin e kërkimit të të arratisurës, Mirnesa mburrej për një jetë luksoze në rrjetet sociale. Ajo ishte e lumtur të tregonte çantat, orët dhe bizhuteritë e shtrenjta dhe pozonte në festa luksoze. Miqtë e saj e quanin Miki, dhe ajo më parë ka punuar si kameriere.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.