AKTUALITET

“Rama është i sëmurë”, Duka zbulon arsyen se përse mungon kryeministri në mbrëmjen gala

20:31 - 27.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mbajti një fjalim përshëndetës në mbrëmjen gala të më të mirëve të vitit 2022 të Superiores, teksa ndër të tjera në fjalimin e tij, zbuloi edhe mungesën e kryeministrit Edi Rama.




Sipas Dukës, Rama nuk ishte i pranishëm në sallë sepse është i sëmurë.

“Një falënderim të veçantë për të ftuarit e nderit të kësaj mbrëmjeje: Ministren, Evis Kushi, Një falënderim për përfaqësuesit diplomatikë, Shkëlqesinjtë Ambasadorë e stafet e tyre.

Një falënderim i veçantë për Presidentin e Federatës së Kosovës, mikun e çmuar Agim Ademi

E po ashtu i uroj Mirëseardhjen mikut tonë, ish-futbollistit të Kombëtares së Francës e Realit te Madridit, Kristian Karembe dhe aktualisht trajnerit të Kombëtares, Silvinjo. Një faleminderim edhe për kryeministrin Rama, i cili është i sëmurë dhe nuk është i pranishëm”, u shpreh Duka.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.