Kryesore

Alibeaj propozoi kandidaturën për Vaun e Dejës/ PD: E përgënjeshtrojmë, vendimi është anti-statutor

12:38 - 28.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i PD në Vaun e Dejës, Gentjan Ndoj ka kundërshtuar propozimin e deputetit Enkelejd Alibeajt lidhur me kandidaturën për këtë qark në zgjedhjet lokale të 14 majit.




Në një njoftim për mediat, Ndoj shprehet se Dega e vaut të Dejës ende nuk ka dërguar ndonjë propozim pranë PD-së qendrore dhe thekson se e përgënjeshtron çdo lajm zyrtarizmin e kandidaturës.

Sakaq shton se çdo vendim i ndryshëm është anti-stautor, pasi kërkohet bashkim për kandidatë për të mundësuar fitoren në zgjedhje.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike, Dega Vau Dejës pasi u njoh me një lajm mediatik lidhur me kandidaturën e PD-së për Bashkinë Vau Dejës, dëshiron të sqarojë demokratët dhe qytetarët e Vau Dejësit, si vijon: Strukturat lokale të Partisë Demokratike, Dega Vau Dejës nuk kanë zhvilluar asnjë takim për të diskutuar lidhur me kandidaturën tonë për zgjedhjet e 14 Majit dhe as nuk kanë dërguar ndonjë propozim pranë PD-së qëndrore. Në këtë kuptim, përgenjështrojmë çdo lajm për zyrtarizimin e kandidaturës tonë për Bashkinë Vau Dejës, në kushtet kur strukturat nuk janë mbledhur, nuk kanë diskutuar, nuk kanë propozuar e aq më pak të kenë marrë ndonjë vendim lidhur me emrin e kandidatit.Dëshirojmë t’ju informojmë se ditët e ardhshme Kryesia dhe drejtuesit lokalë të PD-së Dega Vau Dejës do të zhvillojnë një takim, ku do të diskutohen opsionet tona për daljen në zgjedhjet lokale, përfshirë edhe emrin e kandidatit që do të mbështesim. Vendimmarrja e Kryesisë do të bëhet publike dhe do t’i dërgohet zyrtarisht Kryesisë qëndrore. Çdo vendim, i ndryshëm nga vullneti i strukturave lokale të PD Vau Dejës do ishte jo vetëm anti-statutor, por një mohim i sakrificave të demokratëve të kësaj zone, dhe veçanërisht qëndresës së tyre në mbështetje të lidershipit zyrtar gjatë vitit të fundit.
Qëllimi ynë i vetëm mbetet bashkimi përreth një kandidati të vetëm dhe fitorja e zgjedhjeve të 14 Majit, për t’ua kthyer Bashkinë qytetarëve të Vau Dejësit, pas 4 viteve pengmarrje nga Mark Babani dhe njerëzit e tij.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.