Kronikë

Bandat kriminale ‘blindojnë’ vendin/ Sekuestrohen të tjera kamera në qytetet e Shqipërisë

14:41 - 28.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vendi mesa duket ka qenë ‘i blinduar’ nga kamerat të cilat i shërbejnë organizatave kriminale.




Policia e Shteti ka sekuestruar një kamera në qytetin e Burrelit e cila ishte vendosur në kundërshtim me ligjin. Ndërsa në Dibër dhe Gjirokastër janë sekuestruar 3 kamera.

Sakaq është marrë nën hetim dy shtetasit P. K., dhe G. D., pasi duke thyer ligjin kanë kryer ndërhyrje të padrejta.

Njoftimi i policisë:

Vijon plani operacional i koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit.

Në fazën e gjashtë dhe të shtatë, operacioni po vijon në qarqet Gjirokastër dhe Dibër, ku janë vënë në hetim 2 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private. Gjatë kontrolleve, Policia çmontoi në Memaliaj, 3 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin P. K.

Ndërkohë, në qytetin e Burrelit, Policia çmontoi 1 kamer të vendosur në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim shtetasin G. D.

Operacioni policor i koduar “Fijet” vijon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.