AKTUALITET

Banorët protestojnë shembjen e banesave/ Avokati: Shtet komunist që nuk respekton të drejtën e pronës! IKMT po nxjerr me dhunë qytetarët, projekti nuk është miratuar ende

11:05 - 28.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorët e zonës së Laprakës kanë protestuar ditën e sotme pasi kundërshtojnë prishjen e banesave, si pasojë e projektit për ndërtimin e segmentit rrugor të Unazës së Madhe në Tiranë nga Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri.




Në një deklaratë për mediat, avokati i disa banorëve të kësaj zone  tha se IKMT po i nxjerr me dhunë nga banesat e tyre qytetarët, teksa nuk ka një vendim dhe projekt të miratuar.

Sakaq shtoi se shteti nuk po respekton të drejtat e pronës pasi qytetarët nuk mund të ngelen pa banesa për 5 ditë pasi kanë vite që paguajnë taksa.

‘Përfaqësoj disa banorë. Shteti po funksionon si krim i organizuar kundrejt këtyre banorëve. Partia Komuniste dikur i ka shfuqizuar pronat ua ka marrë pronat e në të njëjtën formë janë duke u trajtuar këta banorë. Kemi një parti tjetër komuniste e këtu kemi korrupsion galopant janë duke dalë të dhëna si ministat janë të korruptuar por po vuajnë pasojat e këta banorë. Provat që kemi mbledhur rezulton se në këtë zonë s’ka asnjë projekt të miratuar dhe me kërkesa të gjykatës vetë ARRSH ka pranuar që s’ka një projekt të miratuar e s’ka vënë në dispozicion të gjykatës. Si zbatohet një projekt që s’ka miratim? S’mund të ketë zhvillues e fitues nëse s’ka projekt konkret. Problematikat janë nga më të ndryshmet. Të gjithë këta janë prej vitesh e paguajnë taksat e njihet vota e tyre në këtë zonë. Me kalimin e viteve këta banorë kanë paguar drita ujë energji e nuk i njihet e drejta e banesës aktuale e vijnë e nxirren me dhunë kafshërore nga IKMT. Ka shkresa nga IKMT që nuk kanë as vendim, u ka çuar shkresa banorëve për zbatim të një vendimi që nuk ekziston. Shteti shqiptar po i cënon rëndë këto rrethana, si mund të lihet një shtëpi për 5 ditë, për 3 ditë ka një tjetër shembull. Kemi të bëjmë me një shtet komunist që nuk respekton të drejtat e pronës, banorët kanë të drejtë të protestojnë’, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.