AKTUALITET

“Bashkimi është jetik për ne”, Deputetja i del kundër Alibeajt: Do të mbështes kandidatët e dalë nga ‘Primaret’

15:10 - 28.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori, është shprehur se dalja e opozitës me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale të 14 majit është jetike për vendin.




Përmes një interviste për Panorama TV, Dhori tha se në Bashkinë e Divjakës po mbështetet kandidati i dalë nga “Primaret” dhe sipas saj, në bashkitë ku opozita do të garojë me një kandidat, janë edhe më të mëdha shanset për të fituar zgjedhjet.

Ajo shtoi se duhet të përfundojë koha e sfidimit të njëri-tjetrit brenda PD-së dhe të gjithë bashkë të përballen me qevernë.

“Dalja me një kandidat është jetike për ne. Për të ringjallur shpresën e shqiptarëve për të ecur përpara. Në Divjakë ne do të dalim me një kandidat të vetëm. E kemi filluar tashmë fushatën, Jemi në mbështetje të kandidatit Aurel Malko. Do të jemi në çdo ditë në mbështetje të një kandidati që do të jetë kryetari i ardhshëm i Bashkisë.

Duhet të marrë fund koha e sfidimit të njëri-tjetrit dhe të sfidojmë qeverinë që po dëmton shqiptarët. Shancet janë të mëdha në zonat ku jemi me një kandidat. Bashkitë duhet t’i kthehen shërbimeve. Në bashkitë me 2 kandidatë, aty jam skeptike. Shoh sfidë brenda opozitës, jo sfidë me regjimin. Ne atë kandidaturë që ka dalë nga primaret, atë kemi mbështetur”, u shpreh Dhori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.