Kryesore

EMRAT/ PD zbulon kandidaturat e Alibeajt për Vaun e Dejës dhe Patosin

10:01 - 28.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë bërë publike dy kandidaturat e PD të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjet e 14 majit.




Mësohet se Klomentina Drini është kandidatja që do të përfaqësojë PD për Vaun e Dejës ndërsa emri i dytë për Patosin kandidate është shpallur mësuesja Pranvera Rizai.

Kush janë dy kandidaturat e PD që Alibeaj ka zgjedhur si kandidate?

Klomentina Drini ka lindur dhe jeton së bashku me bashkëshortin dhe vajzën në Vaun e Dejës. Drini ka përfunduar studimet e larta në degën e informatikës ndërsa ka marrë titullin master profesionale për degën administrim biznes. Gjatë viteve të fundit zonja Drini ka qenë ne pozicione të larta drejtimi në fushën e administrimit në biznese private por dhe në administratën lokale.

Ndërsa Pranvera Rizai prej vitesh mban postin e kryetares së LDG të Patosit. Pranvera Rizai është anëtare themeluese e degës së PD në Patos dhe njihet për kontributin e saj edhe si anëtare e këshillit bashkiak. Ajo ka përfunduar studimet në degën e mësuesisë dhe ato pasuniversitare për Menaxhim Arsimi në UT. Prej shumë vitesh zonja Rizai ushtron profesionin e mësueses dhe së fundmi si mësuese pranë shkollës “Meleq Gosnishti”, Patos. Ajo është e martuar dhe nënë e dy djemve, thuhet në njoftim e shpërndarë për mediat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.