Kronikë

EMRI/ U arrestua si autor i dy shpërthimeve me eksploziv në Shkodër, identifikohet 33-vjeçari

09:24 - 28.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dedë Nika është 33-vjeçari i arrestuari nga policia e Shkodrës, pasi akuzohet si autori i vendosjes së lëndës eksplozive në banesën e efektivit Prelë Milani tre vite më parë.




Mësohet se ngjarja ka ndodhur në janar kur efektivi Milani mbante detyrën si komandant poste në Theth. Ngjarja ka ndodhur kur efektivi i policisë sapo kishte dalë nga shtëpia rreth orës 22:45 për të shkuar në punë. Brenda shtëpisë ndodhej bashkëshortja dhe vajza e tij kur papritur kanë dëgjuar shpërthimin e fuqishëm që shkaktoi fatmirësisht vetëm dëme materiale.

Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e pasme të banesës së policit në zonën e Zooteknikës në një shtëpi private. Lidhur me ngjarjen, vetë polici dyshonte se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës dhe mohonte kishte patur ndonjë presion, kërcënim apo konflikt të drejtpërdrejtë.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.